Kronika

Zbulohen armë të tjera në Lazarat

10561739_819685424748285_8444717541958828117_nPolicia e Shtetit ka sekuestruar një arsenal armësh në fshatin Lazarat në Gjirokastër.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, në operacionin ku ishin të angazhuara forca lokale të Policisë Gjirokastër dhe FNSH, u sekuestruan 2 mitralozë të lehtë, 2 granat-hedhës, 4 granata, 3 kallashnikovë, 2 pushkë, 7 mijë fishekë.

Zbulohen armë të tjera në Lazarat

Armët u gjetën në dyshemenë e një banesë të vjetër gjatë rikontrollit të territorit, pranë Depos së Ujit, një nga zonat ku ishte ishte përqëndruar sulmi me armë ndaj Policisë përgjatë operacionit të muajit qershor, anti-kanabis.

Armët janë dërguar për ekspertizë në Laboratorin Shkencor të Policisë së Shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button