Home / Sporti / SPORT – Fillon ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike dimërore

SPORT – Fillon ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike dimërore

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të dimrit 2018 filloi sot në orën lokale 20:00 locales (12:00 në Francë, 11:00 GMT) në Pyeongchang, në Korenë e Jugut, ku do të po zhvillohen kompeticionet deri më 25 shkurt.

Më shumë se 2 900 sportistë do të konkurojnë për 102 tituj që do të jepen në shtatë sporte dhe 15 disiplina gjatë këtyre dy javëve, ngjarja e parë sportive e vitit 2018 para Kupës Botërore të Futbollit në Rusi këtë verë.

Lojërat Olimpike 2018, të quajtura “Lojërat e Paqes” nga Koreja e Jugut, janë shënuar tashmë nga afrimi spektakolar i realizuar mes dy Koreve, armiq historik zyrtarisht në luftë që prej vitit 1953.

Ndërkohë që në muajt e fundit ishin regjistruar tensione të forta lidhur me ambiciet bërthamore dhe balistike koreano-veriore, muaji i kaluar ndryshoi qendrimin dhe solli pjesëmarrjen e 22 sportistëve koreano-verior në Lojërat Olimpike, përveç dërgimit të një delegacioni olimpik të nivelit të lartë.

Sot, Kim Yo Jong, motra e liderit koreano-verior, Kim Jong Un mbërriti gjithashtu në JUg për ceremoninë e hapjes duke u bërë anëtarja e parë e dinastisë që mbretëron në Veri shkel në tokën e rivalit më të madh që prej luftës së Koreve.

Presidenti koreano-jugor dhe shefi i Shtetit të Koresë së Veriut, Kim Yong Nam janë takuar duke shkëmbyer një shtrëngm duarsh para ceremonisë së hapjes.

Në stadium, në fillim të ceremonisë së hapjes, Kim Yo Jong, motra e Kim Jong Un dhe presidenti koreano-jugor kanë shtrënguar gjithashtu duart.

“Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence ka abstenuar të marrë pjesë në një darkë të organizuar para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të dimrit, ku ai do të duhej të ndante të njëjtën tryezë me presidentin koreano jugor dhe shefin e shtetit të Koresë së Veriut Kim Yong Nam”, njoftoi Seuli.

Leave a Reply

%d bloggers like this: