ArteKronikaroze

Sanremo 2018, Meta dhe Moro: Tani le të shkojmë në Eurovizion

“Ne ishim të trishtuar nga akuzat për plagjiaturë “sepse ndiheshim të plagosur dhe të sulmuar padrejtësisht, por nuk kemi ndjenjën e fajit, pasi nëse flasim nuk duhet të mbajmë hidhërim”.

Kështu Ermal Meta komenton fitoren në Festivalin e Sanremos pas polemikave të ditëve të para. Fabrizio Moro ia kushton fitoren djalit të tij Libero. Të dy njoftuan se do të marrin pjesë në Festivalin e Këngës në Eurovizion.

Zemërimi mbi akuzat për plagjiaturë është ende në sfond, por për dy këngëtarët është momenti për të shijuar fitoren.

“Unë jam aq i mësuar për të tejkaluar pengesat e jetës dhe për t’i kthyer ato në energji pozitive, sa ajo që ndodhi më ndihmoi të performoj më mirë”, thotë Moro.

“Kjo është një këngë dashurie, por drejt njerëzimit “shpjegon Meta. “Nuk kemi menduar kurrë për parashikimet, nëse do ta bënim këtë, ndoshta nuk do të kishim fituar sepse do të ishim të shqetësuar për performancën “, thekson Ermal Meta./Tgcom24/k.s/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button