ArteKronikaroze

Triumfon në Sanremo dhe çon Italinë ne Eurvizion; Kush është këngëtari Ermal Meta

Ermal Meta arriti te marre çmimin më të madh të muzikës italiane duke fituar në Sanremo 2018. Ai u largua kur ishte 13 vjeç nga Shqipëria, për të nisur në Itali ëndrrën e muzikës. Ermal Meta tregon për median aventurën e tij, e cila dje kulmoi me fitoren e trofeut të Sanremos. Titull që nuk është aspak rastësor. Një vit më parë ai kishte fituar një tjetër çmim në Sanremo, ndërsa është autor i disa këngëve të njohura.
Pas shumë peripecive Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, me këngën “Non mi avete fatto niente”, “Nuk më keni bërë asgjë”, fitojnë edicionin e 68 të Sanremos. Ndërkohë që në vendin e dytë u pozicionua grupi “Lo stato Socciale” dhe në të tretin këngëtarja “Analisa”.

Një emocion i papërshkrueshëm është shprehur kantautori Ermal Meta dhe ia kushtoi fitoren shtëpisë së vet diskografike duke u shprehur që ajo ka pasur besim tek ai, kur askush nuk kishte.

Kjo fitore vjen pas pezullimi të përkohshëm në natën e dytë për dyshim të thyerjes së rregullores së Festivalit dhe dyshimeve për plagjaturë, por pas vlerësimeve të departamentit juridik, “Rai” doli në përfundimin që kënga të vazhdonte garën, pikërisht natën e tretë, për të triumfuar në natën finale.

Nata finale u mbajt të shtunën në mbrëmje në teatrin Ariston në Sanremo dhe u transmetua drejtpërdrejt nga Rai Uno dhe Rai International.  Mbrëmja gala u prezantua nga Claudio Baglioni, Pierfrancesko Favino dhe Michele Hunziker.

20 kandidatët kampionë konkuruan për çmimin e madh të Sanremos mbrëmë. Pas raundit të parë të votimit, Anna Lisa, Lo stato Sociale, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro u kualifikuan për në filale. Në fund, Ermal Meta dhe Fabricio Moro u kurorëzuan si fituesit e Festivalit të Këngës Sanremo 2018. Fituesi u përcaktua nga një juri speciale e përzier, juria e shtypit dhe e publikut që e televooi.

Muzika arrin aty ku fjalët nuk depërtojnë thanë Meta e Moro duke përcjellin mesazhin e ndjeshëm dhe të rëndësishëm kundër terrorizmit. “Unë shkruaja të që ndiej të shkruaj. Është një instikt i brendshëm dhe e rëndësishme është të bësh gjërat me transparencë” është shprehur Meta.

Ndërkohë që kantautori ka një histori me temat e ndjeshme që trajton në këngët e veta, kur jo më larg se vjet me “Vietato Morire”, “E ndaluar të vdesësh”, ai erdhi me një dedikim kundër dhunës. Kënga u shpall fituese e çmimi të tretë.

Kantautori shqiptar lindi në Fier dhe emigroi në Itali në moshën 13 vjeçare duke shkuar fillimisht në Bari, nga ku jetoi edhe 20 vite, më pas u transferua në Milano. Megjithëse karriera e tij nisi në një vend si Bari, ajo ishte e destinuar të shkonte larg.

Këngëtari gjithmonë e ka përmendur origjinën e tij shqiptare. “Gjakun e kam shqiptar. Këtu kam lindur, e besoj se këtu do të vdes. Në fillim kemi qenë shumë të famshëm ‘underground’. Të njëjtin disk e publikuam universal, por ambienti vetë na përjashtoi”, rrëfen ai. Në tekstin e “Vietato Morire”, Ermal Meta përmend mësuesen e tij Margarita.

Karriera e tij filloi si kitarist i grupi Ameba 4.  Si dhe si kantautor i disa artistëve me emër italianë si Marci Mengoni, Emma, Chiara, Annalisa, Lorenzo Fragola, Giussy Ferreri etj. Ai e preku për herë të parë Sanremon, në 2006, në kategorinë për të rinj. Pas grupeve debutimet e tij solo fillojnë me me “Umano” dhe “Vietato Morire”. Ermal Meta është gjithashtu fitues i cmimit të kritikës Mia Martini. Ermal Meta e Fabrizio Moro do të prezantojnë Italinë në Eurovizion Song Contest 2018 në Lisbonë të Portugalisë.

Italia është një anëtarët themeluese të Festivalit Evropian të Këngës, Eurvision, ku ka marrë pjesë që në  çeljen e tij të parë në Lugano në 1956. Italia e ka fituar çmimin në dy raste: Giliola Cinquetti në vitin 1964 dhe Toto Cotugno në vitin 1990.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button