Home / Kronika / Prokurorët kërkojnë sërish bllokimin e pasaportës për Saimir Tahirin

Prokurorët kërkojnë sërish bllokimin e pasaportës për Saimir Tahirin

Prokuroria e Apelit të Krimeve të Rënda i kërkon Gjykatës së Lartë të kthejë masën e bllokimit për pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilit ju kthyen nga gjykata 1 muaj më parë.

Ky institucion ka kërkuar rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila i hoqi sekuestron për pasaportat e Tahirit.

Sipas të dhënave zyrtare publikuar në faqen e Gjykatës së Lartë mësohet se rekursi në fjalë është depozituar në 7 Shkurt 2018. Ai mban si objekt “Caktimin e masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Ende nuk është përcaktuar ora dhe data e seancës së parë të shqyrtimit të çështjes.

Ish-ministri Tahiri hetohet nga Krimet e Rënda për akuzën e “trafikut të narkotikëve në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal” dhe për “korrupsion i zyrtarëve të lartë”, bazuar në aktet hetimore të referuara nga drejtësia italiane.

Në hetimin e saj prokuroria pretendon se Tahiri ka favorizuar anëtarët e dyshuar të grupit kriminal të Habilajve në kultivimin dhe trafikun e kanabisit. Në Janar, Prokuroria shtyu me tre muaj afatin e hetimit të kësaj çështjeje.

Leave a Reply

%d bloggers like this: