Ekonomia

Asambleja e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Projekte të përbashkëta për integrimin

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Eurorajonit Adriatiko-Jonian, e organizuar nga Rajoni Molise, u mbajt në Termoli më 8 shkurt 2018 me anëtarët e organizatës dhe u përqendrua në çështjet ligjore dhe rinovimin e trupave të AIE.

Axhenda e takimit përfshiu një debat mbi aktivitetet e kaluara dhe të ardhshme të organizatës, pjesëmarrjen e saj në iniciativat e EUSAIR dhe projektet evropiane.

Gjithashtu, iniciativa AI-NURECC u miratua duke nënkuptuar që Eurorajoni Adriatiko-Jonian do të bashkëpunojë me institucionet më të rëndësishme makro-rajonale për të realizuar një projekt të përbashkët të fokusuar në strategjinë makro-rajonale. Asambleja miratoi raportin e aktivitetit të AIE dhe buxhetin për vitin 2017 dhe aktivitetin dhe planin financiar të AIE për vitin 2018, duke konfirmuar kështu edhe tarifën vjetore të anëtarësimit për 2018.

Asambleja vlerësoi Presidencën e zgjedhur dy vite më parë në Bruksel duke i dhënë një mandat të ri Presidentit Nikola Dobroslavić (kryetar i Rajonit të Dubrovnikut, Aldrin Dalipi si zv.President (kryetar i Qarkut Tiranë) dhe Luciano D’Alfonso (President i Rajonit të Abruzzo, Itali).

Si pjesë e agjendës së Asamblesë u mbajt një tryezë e rrumbullakët me temën “Politika e kohezionit pas vitit 2020 në rajonin e Adriatiko-Jonian”.

Nikola Dobroslavić tha se diskutimet e BE-së bazohen aktualisht në temat e Brex-it, të ardhmen e Evropës, cila do të jetë politika e kohezionit pas vitit 2020 dhe debati aktual mbi zgjerimin e BE.

Ai theksoi se qytetarët e zonës së Adriatikut kanë nevojë për transport më të mirë, siç janë rrugët detare efikase, autostrada Adriatik-Jon, hekurudhat me shpejtësi të lartë dhe linjat ajrore. Pa politikën e kohezionit, një lloj investimi i tillë nuk do të jetë i mundur në të ardhmen, prandaj kjo politikë vendimtare e BE duhet të forcohet pas 2020.

Në Eurorajonin Adriatiko-Jonian marrin pjesë si anëtarë rajonet e kësaj zone nga Italia, Kroacia, Mali Zi, Shqipëria dhe Greqia.

Organizata është ngritur në kuadrin e strategjisë EUSAIR të BE dhe është një zë i fuqishëm në projekte që lidhin në nivel vendor rajone e qytete në përputhje me strategjitë Europiane.

Eurorajoni Adriatiko-Jonian është networku më i madh i autoriteteve lokale dhe rajonale dhe për herë të parë prej dy vitesh presidenca e kësaj organizate ka përfaqësues nga vendi ynë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button