Politika

Një datë për negociatat me BE, PS-PD drejt konsensusit për një pakt për Europën

Në takimin e 12 të Komitetit ndërparlamentar të stabilizim Asociimit mes Bashkimit Europian dhe atij të Shqipërisë, Monica Macovei, që drejton delegacionin e parlamentarëve europianë, i kërkoi politikanë në Tiranë që të lënë mënjanë sherret dhe të dialogojë.

Pas kësaj thirrjeje, Taulant Balla që drejton delegacionin shqiptar përsëriti edhe njëherë ftesën drejtuar opozitës për një pakt kombëtar për Europën. Top Channel ka mësuar se edhe demokratët janë të gatshme të mbështesin propozimin për caktimin e një date për hapjen e negociatave.

Për këtë, rezultatet e reformës në drejtësi mbeten thelbësore, shpjegoi ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, ndërsa shtoi se efektet e para po ndjehen.

“Ne kemi filluar të shikojmë produktet e para të ndryshimit të sistemit. Ne i shohim rezultatet e para të procesit të Vettingut edhe përpara seancave dëgjimore publike, me dorëheqjet e ditëve të fundit dhe ne do të vijojmë të kërkojmë rezultate”, u shpreh Vlahutin.

Edhe Europarlamentarja Macovei komentoi largimet e fundit nga sistemi i drejtësisë. “Vetë fakti që disa gjyqtarë dhe prokurorë kanë dhënë dorëheqje, tregon se ata janë të frikësuar për gjërat që mund të zbulohen rreth tyre. Rezultati i Reformës në Drejtësi nuk do të jetë perfekt, të paktën këtë kemi parë nga eksperienca e vendeve të mëparshme. Pra nuk do të jenë engjëj të gjithë ata që do të jenë pjesë e gjyqësorit dhe prokurorisë”, tha Vlahutin.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati vuri në dukje se Reforma në Drejtësi ilustron impaktin në integrimin europian. Gjatë fjalës së tij ministri vuri në dukje edhe faktin se qeveria shqiptare është përfshirë në një proces intensiv dialogu me Greqinë.

Në fjalën e saj, deputetja e PD, Jorida Tabaku, kërkoi edhe njëherë shpjegim se përse opozita nuk është përfshirë në takimin e fundit të Këshillit të Stabilizim Associimit. Por shqetësimi i saj dhe i deputetes tjetër të PD, Albana Vokshi ka qenë edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka qenë pjesë e delegacionit që duhet të merrte pjesë në këtë takim.

“Si është e mundur që opozita është përjashtuar nga Këshilli i fundi të Stabilizim-Asociimit. Tashmë kjo nuk i lejohet opozitës. PD ngriti një shqetësim për anëtarësim të deputetëve në Komision të Stabilizim-Asoccimit, ku pjesë e së cilës është edhe deputeti Saimir Tahiri”. tha Jorida Tabaku.

Bashkëdrejtuesi i këtij Komisioni, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje Jorida Tabakut se në seancën e fundit është miratuar lista e re e përfaqësuesve të Partisë Socialiste në këtë takim, ku emri i Tahirit nuk është në të. “Njoftimet bëhen në fund të seancës plenare dhe kërkesa ime është dërguar javë më parë dhe është miratuar në seancën e fundit plenare. Përbërja e këtij këshilli janë ata që shihni në këtë takim”, u përgjigj Balla.

Por për Albana Vokshin deri në këtë moment nuk është paraqitur asnjë dokument për zëvendësimin e Tahirit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button