Home / Kosova / Presidenti slloven Pahor në Kosovë: Të ratifikohet demarkacioni

Presidenti slloven Pahor në Kosovë: Të ratifikohet demarkacioni

Ndërsa falenderoi shtetin slloven për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës, Thaçi bëri thirrje për investime të kompanive sllovene në vend. Ai preku edhe çështjen e demarkacionit duke thënë se po punohet per mbylljen e shpejtë të saj.

“Sa i përket çështjes së demarkacionit, që e diskutuam dhe më herët, ajo problematikë i takon Kosovës. Marrëveshja është e drejtë. Mes Kosovës dhe Malit të zi, raportet tona janë të interesit të përbashkët, janë të shkëlqyera, janë strategjike”, u shpreh Thaçi.

Nga ana e tij, Pahor tha se presin që Kosova së shpejti ta ratifikojë shpjet marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi e te respektoje marrëveshjen e arritur në Bruksel me Beogradin.

“Ne presim që Kosova ta ratifikojë marrëveshjen dypalëshe me Malin e zi, dhe duhet ta respektojë marrëveshjen e arritur në Bruksel me Beogradin”, u shpreh Borut Pahor.

Ai kërkoi gjithashtu që Kosova të respektojë marrëveshjet e arritura në Bruksel, e në veçanti atë për themelimin e komunave të reja serbe.

Leave a Reply

%d bloggers like this: