Home / Ekonomia / Investitorët britanikë kthejnë sytë nga Shqipëria

Investitorët britanikë kthejnë sytë nga Shqipëria

Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian mund të shihet pozitivisht për Shqipërinë, pasi shumë investitorë do të kthejnë sytë drejt tregut tonë.

Eksperti britanik në fushën e energjisë së rinovueshme, njëkohësisht edhe përfaqësues i interesave të investitorëve britanikë, Neil Budd, po viziton këto ditë vendin tonë.

I pyetur nga ATSH se si e shohin investitorët britanikë tregun shqiptar, Buud tha se Shqipëria po shihet si treg alternative për investitorët britanikë, të cilët janë konfuzë për të ardhmen e Britanisë me Europën. Ndërsa qeveria, shprehet ai, ka hartuar një kuadër ligjor mjaft të mirë sa i takon energjisë së rinovueshme.

“Momenti i tanishëm i BREXIT është një moment interesant për bizneset pasi qeveria britanike nuk e ka bërë të qartë për biznesin, nëse ata do të qëndrojnë në tregun europian, apo do të dalin nga tregu dhe qeveria do të lidhë marrëveshje individuale me secilin nga shtetet”, tha Budd.

Por duke pasur parasysh natyrën e biznesit, thekson Budd, i cili nuk mund të qëndrojë në pritje, por i duhet të bëjë parashikime, atëherë që në momentin që nisi BREXIT shumë kompani filluan të kërkonin tregje alternative dhe Shqipëria është njëra prej atyre tregjeve alternative që ne po shikojmë me vëmendje për arsye edhe të afërsisë së tregut.

Por përveç afërsisë ka edhe arsyet të tjera që investitorët britanik të vijnë në Shqipëri. Për ekspertin britanik, Budd, Shqipëria është vend në rritje dhe të gjitha vendet në rritje janë interesante për investime, për arsye se nëse zgjidhet investimi i duhur, në fushën e duhur atëherë edhe kthimi i këtij investimi shpesh herë mund të jetë shumë më i mirë se sa në një treg të mirë stabilizuar.

Budd thotë se një sektor i tillë është ai i energjisë së rinovueshme.

“Në Britani, në 10 vjeçarin e fundit prodhimi i energjisë nga energjia diellore është zhvilluar nga zero deri në dhjetë Giga watt. Por tani investimi i mëtejshëm në këtë fushë është ngadalësuar shumë, për arsye se të gjithë skemat e mbështetjes së qeverisë me incentiva në këtë fushë, janë ndërprerë”, thotë Budd.

Ndaj, shprehet ai, automatikisht investitorët e specializuar në prodhimin e energjisë së rinovueshme do të vijojnë të investojnë në këtë fushë, sepse e njohin tregun dhe dinë të bëjnë këtë, shohin tregjet e tjera ku mund të investojnë dhe Shqipëria në mënyrë natyrale ofron një oportunitet shumë të mirë edhe për shkak të klimës së përshtatshme për zhvillimin e investimit në këtë fushë.

Eksperti britanik shprehet se investimeve në këtë sektor u vijnë në ndihmë edhe politikat dhe kuadri ligjor i hartuar nga qeveria shqiptare.

“Qeveria ka prezantuar ligjin “Për investimet e rinovueshme” i cili mbështet investitorët. Ndaj dhe mua në mënyrë të natyrshme më vjen t’u them të gjithë investitorëve në Britani se përderisa është e pamundur të investojnë në Britani ku tashmë kthimi i investimit është shumë më i vogël , pse të mos investoni në Shqipëri”, deklaron Budd.

Pavarësisht faktit se një pjesë e tyre kanë pak informacion për Shqipërinë, vijon Buud, kur unë ju them se vendi shtrihet shumë pranë jugut të Italisë, atëherë ata bazuar në informacion mbi klimën e kësaj zone shprehin interes për të parë Shqipërinë si destinacion.

“Mendoni se po shkoni në Itali dhe kthehuni djathtas. Dhe është një pikë lidhje shumë e thjeshtë sepse ata e njohin klimën në jug të Italisë, ku ka një energji diellore shumë të mirë dhe e kuptojnë se edhe Shqipëria ofron këtë oportunitet dhe përnjëherësh thonë dakord, ka kuptim”, deklaron Budd.

Një tjetër sektor, sipas Budd me potencial të madh për të tërhequr investitorë të huaj drejt Shqipërisë është edhe turizmi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: