Home / Kronika / Gjykata Kushtetuese drejt kolapsit, dorëhiqen edhe dy gjyqtarë të tjerë?

Gjykata Kushtetuese drejt kolapsit, dorëhiqen edhe dy gjyqtarë të tjerë?

Gjykata Kushtetuese rrezikon të kalojë një ngërç që mund të sillte pasoja në të gjithë sistemin. Pas gjyqtarit Besnik Imeraj edhe dy gjyqtarë të tjerë pritet të japin dorëheqjen nga kjo gjykatë, çka do ta çonte atë në kolaps të plotë pasi nuk do të plotësonte dot kuorumin për vendime.

Ky lajm i cili i referohet burimeve nga Gjykata Kushtetuese u bë publik në emisionin Real Story në Vizion Plus.

Sipas burimeve që i referohet gazetari Sokol Balla, brenda pak ditësh këta gjyqtarë do të dorëhiqen, por ai u rezervua të flasë për emra.

Gjatë vitit të shkuar gjykata mbeti me 7 anëtarë nga 9, ndërkohë vetëm dy javë më parë u largua edhe Besnik Imeraj që e la gjykatën me 6 anëtarë.

Nëse do të konfirmohej lajmi për largimin e dy gjyqtarëve të tjerë, atëherë nuk do të plotësohej kuorumi as për shqyrtimin e çështjeve. Që një seancë të quhet e rregullt, duhet të jenë të paktën 6 gjyqtarë për të plotësuar kuorumin, aq sa është numri i anëtarëve të kushtetueses aktualisht.

Dhe marrja e një vendimi kërkon të paktën votat e 5 anëtarëve nga 6, në të kundërt gjykata nuk merr dot asnjë vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.