Home / Ekonomia / Sejko njeh FMN me vendimin për kufizimin e euros

Sejko njeh FMN me vendimin për kufizimin e euros

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang.
Guvernatori Sejko e njohu numrin dy të FMN me zhvillimet më të fundit në ekonomi dhe sistemin financiar, përfshirë nismën e Bankës së Shqipërisë për kufizimin e përdorimit të euros.

Pas vizitës në Bankën e Shqipërisë Zhang u takua edhe me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.

Ky i fundit e njohu zyrtarin e lartë të FMN me reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare për rimëkëmbjen e ekonomisë. Në të dy takimet zoti Zhang ka shprehur gatishmërinë e FMN për të vazhduar ndihmën ndaj Shqipërisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: