Home / Politika / Rama u përgjigjet fermerëve korçarë: Mos mbillni patate!

Rama u përgjigjet fermerëve korçarë: Mos mbillni patate!

Kryeministri Edi Rama foli para studentëve të Universitetit Bujqësor për skemat mbështetëse të qeverisë për bujqësinë.
Rama thotë se një ndër problemet kryesore të bujqësisë sot është mungesa e informacionit dhe për ta ilustruar këtë solli si shembull pataten e Korçës, kultivuesit e së cilës u ngritën në protestë për mbetjen stok të prodhimit.

“Në Korçë ka një problem, mbiprodhim të patates. S’ka treg dhe të gjithë shikojnë nga shteti a thua se është qeveria që duhet të shkojë e t’u blejë patatet. Ka disa arsye pse ata që kanë mbjellë patate duhet të heqin dorë. Ajo është patate e bardhë, që së pari është më pak e preferuar se patatja e Kukësit dhe del kur del patatja e dytë e Divjakës dhe janë të dënuar ta mbajnë pataten stok. Duhet të kalojnë te pemëtaria, te mollët. Kjo do të thotë informim! nëse dikush ka pasion të mbjellë banane në Alpe le ta bëjë, por nuk mund të kërkojë mbështetje financiare nga ne”, deklaroi ai. Bujqësia, sikurse është biznes, është edhe dije, ndaj të shkrihen Drejtoritë e Bujqësisë dhe të zëvendësohen nga struktura informimi bujqësor. Të çojmë në sa më shumë fermerë informacionin për kulturat bujqësore”, u shpreh ai.

Duke marrë si shembull vendet europiane, Kryeministri e quajti absurd faktin se në Shqipëri ka familje që jetojnë në fshat dhe luftojnë për mbijetesë.

“Në Europë nuk ka familje në fshat që lufton për mbijetesën”, vijoi ai.

Kryeministri tha se janë dy skema sa i takon bujqësisë, i pari është i Qeverisë dhe tjetri është i i Bashkimit Europian. BE pritet të ofrojë 70 milionë euro për këtë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: