Kronika

Vritet sonte në mbrëmje në mes të Tiranës biznesmeni 64 vjeçar

 

Një biznesmen u vra me armë në Tiranë, pranë banesës së tij ku kishte edhe shoqërinë që ai drejtonte nga viti 2016.

Memli Begalla 64 vjeç me origjinë nga Progonati i Tepelenës, baba i dy djemve, u qëllua me armë në zonën e ish-bllokut në Tiranë, pranë rrugës “Nikolla Tupe”, pranë njësisë bashkiake numër 5. Atentarorët, ende të paidentifikuar nga policia, e kanë qëlluar biznesmenin në shesh pushimin pranë pallatit ku ai kishte banesën në katin e katërt. 64-vjecari u gjet i pajetë nga banorët e zonës, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Ata dyshohet se janë larguar me një automjet. Me mbërritjen në vendngjarje, policia konstatoi se Begalla ishte i pajetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 9 të mbrëmjes rrugën “Nikolla Tupe” në sheshin mes pallateve, ku duhet theksuar se mbizotëron errësira, ndërsa gjenden të parkuara edhe shumë automjete.  64-vjeçari Begalla është qëlluar, pasi ka dalë nga makina për të shkuar në banesën e tij.

Banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna, pasi dyshohet se biznesmeni të jetë qëlluar me armë me silenciator në kokë.

“Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe janë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore”, njofton zyrtarisht policia.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit. Ndërkohë në ambientet e policisë u shoqëruan edhe dy djemtë e Begallës.

Memli Begalla prej vitit 2016 është administrator i vetëm i shoqërisë LAB- AB, që ka aktivitet në fushën e turizmit, energjetikës, ndërtimit, import eksport, prodhim dhe eksport të industrisë ushqimorë etj. Ndërkohë, mësohet se 64-vjeçari ka në pronësi të tij edhe dy gomisteri. Zyrat e biznesit janë pranë njësisë numër 5, ku Begalli edhe jetonte.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button