Kosova

Markoviq: Kosova nuk e ka një mik kaq të mirë dhe të besueshëm sa Mali i Zi

Kosova nuk e ka një mik kaq të mirë dhe të besueshëm sa Mali i Zi. Kështu ka thënë sot në Prishtinë, kryeministri malazias, Dushko Markoviq.

Qeveria malazeze ka njoftuar, nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Facebook, për vizitën zyrtare të Markoviqit në Prishtinë.

Ajo ka publikuar një fotografi nga takimi Haradinaj-Markoviq, në zyrën e shefit të ekzekutivit kosovar, teksa dy udhëheqësit shihen duke cakërruar gotat.

Qeveria malazeze ka shpërndarë dy deklarata nga ky takim – një të kryeministrit të saj, dhe një të mikpritësit, Haradinaj.

“Kryeministri Dushko Markoviq në Prishtinë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj: Kosova nuk e ka një mik kaq të mirë dhe të besueshëm sa Mali i Zi. Kryeministri Haradinaj: Me marrëdhënien tonë me Malin e Zi, ne duam t’i japim një shembull të tjerëve”, thuhet në postimin e qeverisë malazeze në rrjetin social.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button