Home / Kosova / Gjermania, partner i rëndësishëm në konsolidimin dhe forcimin e shtetësisë

Gjermania, partner i rëndësishëm në konsolidimin dhe forcimin e shtetësisë

 

Pas qëndrimit në Beograd, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka mbrritur sonte në mbëmje në Prishtinë ku është takuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë.

Ai thotë se Sigmar Gabriel dëshmoi mbështetjen gjermane për rrugën evropiane të Kosovës.

“Ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel, dëshmoi mbështetjen e vazhdueshme gjermane për rrugën euro-atlantike të Kosovës dhe në veçanti në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. E njoftova mikun gjerman për zhvillimet në Kosovë, përfshirë përparimet në sundimin e ligjit dhe përmbushjen e obligimeve që burojnë nga MSA-ja”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj thotë se Gjermania është partner i rëndësishëm i Kosovës në konsolidimin dhe forcimin e shtetësisë.

“Gjermania vazhdon të mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës në konsolidimin dhe forcimin e shtetësisë. Ne jemi krenarë për miqësinë midis dy vendeve tona. Mirënjohës Gjermanisë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës në çdo kohë”, ka shkruar Haradinaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: