Kosova

Kanë arritur besimtarët e parë kosovarë në Mekë!

kan-euml-arritur-besimtar-euml-t-e-par-euml-kosovar-euml-n-euml-mek-euml_hdSot në orët e para të mëngjesit nga Aeroporti Ndërkombëtar “Ademi Jashari”, ka udhëtuar për në Mekë të Arabisë Saudite grupi i besimtarët të parë kosovarë, të cilët gjatë ditëve në vijim do e kryejnë Haxhin.

Sipas një njoftimi nga Bashkësia Islame e Kosovës thuhet se bashkë me besimtarët tanë ka udhëtuar edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

“Për t’i përcjellë besimtarët tanë, në Aeroport kishin dalë familjarë, miq, përfaqësues të Këshillave të BI Islame dhe përfaqësues të Kryesisë së BIK. Besimtarët tanë tashmë veç kanë arritur dhe janë akomoduar në Mekë”, thuhet në njoftim.

Sivjet, Haxhin pritet ta kryejnë 865 besimtarë kosovarë.

“Kryesia e BIK si çdo herë ka bërë përgatitjet e duhura. Me haxhinjtë tanë në vendet e shenjta do të jenë edhe 37 udhëheqës, si dhe ekipi mjekësorë që do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të haxhilerëve. Shkuarja e besimtarëve tanë për në Mekë do të vazhdoj edhe nesër e pasnesër kur pritet të udhëtoj edhe grupi i fundit i besimtarëve nga Kosova”, përfundon njoftimi i BIK-ut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button