Kronika

Dëbora përfshin Llogaranë, probleme edhe në Dibër e Korçë

Reshjet e dendura të dëborës janë rikthyer në zonat malore të vendit. Në Qafën e Llogarasë kalimi bëhet vetëm me zinxhir, madje raportohet se në disa pika kalimi është i vështirë edhe me zinxhira vendosur.

Trashësia e dëborës arrin deri në 50 centimetra. Në zonë ndodhen disa mjete borëpastruese dhe është hedhur kripë, por rënia e vazhdimisht e dëborës e neutralizon atë.

Policia rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nuk lejon që të kalojnë automjete pa vendosur zinxhirët.

Edhe në Qarkun e Dibrës raportohen probleme. Thuajse në të gjitha rrugët në këtë zonë kalimi bëhet vetëm me zinxhirë për shkak të ngricës në rrugë.

Qarku i Korçës është përfshirë i gjithi nga reshjet e bardha. Në Dardhë dëborë ka arritur deri në 30 centimetra, ndërsa në Voskopojë 10 cm. Në rrugën Qafë-Thanë – Qafë-Plloçë e deri në Kapshticë dëborë shkon deri në 7 centimetra.

Deri më tani raportohet se përveç aksit Korçë-Dardhë dhe Qafa e Qarrit, që kalohen me zinxhirë, në të gjitha rrugët e tjera nuk ka probleme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button