Home / Kronika / Marku qorton prokurorët e Tiranës: Hetime pa cilësi. Rihetoni dosjet e vjetra!

Marku qorton prokurorët e Tiranës: Hetime pa cilësi. Rihetoni dosjet e vjetra!

Për kryeprokuroren Arta Marku rifillimi i çështjeve të vjetra të pezulluara është një fillim i mirë për të rritur besimin e publikut tek organet e drejtësisë. Marku foli në analizën vjetore të Prokurorisë së Tiranës.
“Rritje të bashkëpunimit me shërbimet e policisë gjyqësore për të analizuar çështjet e vjetra të pezulluara, kjo me qëllim rifillimin e tyre dhe ndëshkimin e autorëve, si një fillim i mirë për të rritur besimin e publikut tek agjencitë e zbatimit të ligjit dhe organet e drejtësisë”, është shprehur Marku.

Ajo kritikoi vartësit e Tiranës për hetime pa cilësi, sporadike e të paorganizuara. “Në dimensionin cilësor rezultojne dukshëm, hetime pa cilësi, sporadike të pa organizuara dhe me mungesë vizioni për t’u fokusuara në prioritetet që ka patur dhe ka prokuroria në luftën kundër krimit. Prokurorët me kurajo dhe guxim duhet të fokusohen tek hetimi i çështjeve me karakter sensitiv dhe impakt ne publik, si korrupsioni në të gjitha fushat dhe nivelet e çfarëdo lloji, abuzimi me pushtetin nga nëpunësit publik, lufta kundër drogës dhe grupeve kriminale që organizojnë dhe financojnë kultivimin, shpërndarjen e drogave në qytetin e Tiranës”, mësohet të ketë thënë Marku.

Marku nxiti prokurorët për të filluar hetime kryesisht, duke shfrytëzuar çdo informacion që merret nëpërmjet mediave apo burime të ndryshme informative.

Leave a Reply

%d bloggers like this: