Politika

Finalizimi i Demarkacionit, Rama në rrugë drejt Prishtinës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është gëzuar tej mase arritjes së aneks-marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Ai menjëherë është nisur për në Prishtinë, ani pse ditë më parë nuk hezitoi t’i quajë “lopë” liderët kosovarë për tentativat e tyre të fundit, shkruan Ekxpress.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk i kishte kursyer krerët e Kosovës kur ka folur për Gjykatën Speciale, përkatësisht për përpjekjet e këtyre të fundit për ta shfuqizuar atë dhe t’i krahasojë ata me lopët.

“Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, tha Rama.

Shfuqizimin e Speciales, Rama e kishte quajtur gabim që do të sillte pasoja fatale për Kosovën, pasi kryeministri shqiptar një përpjekje të tillë e sheh si “tradhti” ndaj aleatëve që e kanë ndihmuar Kosovën në krijimin e shtetësisë.

Rama ka thënë se Kosova nuk duhet të krijojë probleme tjera që e paralizojnë si shtet, por të fokusohet ta zgjidhë problemin me Serbinë, përmes dialogut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button