Parlamentare

Rishikimi i buxhetit, Veliaj: Prioritet pagesat për personat në nevojë

3001-Ministri-i-Mirëqenies-Sociale-dhe-Rinisë-Erion-Veliaj-gjate-seances-plenare-ne-Kuvend-Foto-Albert-Myftaraj-498x350Nga rishikimi i buxhetit të vitit 2014 ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinise do të përfitojë rreth 43 milion dollarë. Këto para do t’i shtohen kryesisht fondeve për likujdimin e pagesave për personat me aftësi të kufizuar dhe atyre që trajtohen me ndihmë ekonomike, por dhe institucioneve të kultit.
Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, duke marrë fjalën sot në parlament, në kuadër të diskutimit të pr/ligjit “Për rishikimin e buxhetit 2014″, tha se likujdimi i pagesave për personat me aftësi të kufizuar dhe përfituesve të ndihmës ekonomike kanë qënë prioriteti numër një i qeverisë. Nga 43 milion dollarë të akorduara, 23 milion i shkojnë likuidimit të borxheve të prapambetura nga vitet e kaluara. “Në këtë mënyrë kemi hapur një kapitull të ri në marrëdhënien me shtetasit më të vuajtur të këtij vendi”, tha ministri.
Veliaj theksoi se trajtimi i personave me ndihmë ekonomike është një proces që po i nënshtrohet një reforme të thellë, në mënyrë që kjo mbështetje financiare t’i shkojnë atyre që kanë realisht nevojë dhe jo përfituesve abuzivë.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim ata që kanë vërtet nevojë për ndihmë ekonomike dhe jo ata që padrejtësisht janë futur në këto skema. Nëse në vitin 2013 u rrit në mënyrë fiktive numri i personave me aftësi të kufizuar, 2014 është viti i parë në 23 vjet që kjo skemë nuk shënon rritje, por shkon me minus 30 për qind. Të gjithë bashkë duhet të bëjmë përpjekje për të hequr abuzuesit nga këto skema, pasi bëhet fjalë për paratë tona të përbashkëta”, u shpreh ministri Veliaj në Kuvend.
Në kuadër të mbështetjes financiare për institucionet e kultit, ai tha se një pjesë e fondeve të përfituara nga ministria e Mirëqenies Sociale me rishikimin e buxhetit, do të shkojnë për Komunitetin Mysliman Shqiptar, për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë. Po ashtu, nga buxheti i rishikuar do të përfitojë fonde dhe komuniteti bektashian për ndërtimin e Odeonit, një objekt i rëndësishëm për të cilin besimtarëve bektashinj i mungojnë paratë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button