MaqedoniaRajoni

BERZH-i me strategji të re për mbështetje të rëndësishme të Maqedonisë

Kryeministri Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, së bashku me zëvendëskryeministrin e obliguar për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik Koço Angjushev, patën takim me delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Delegacioni i BERZH-it i kryesuar nga Sharlot Ruhe, drejtoreshë për Evropën Qendrore dhe Juglindore, të cilën e shoqëruan edhe njerëzit e parë të zyrës së BERZH-it në RM, në fillim të takimit, uruan për vendimin e Komisionit Evropian që Maqedonisë t’i jepet rekomandim për fillim të negociatave për anëtarësim, në bazë të kushteve të realizuara.

Për BERZH-in u tha në takim, ky vendim i KE-së konfirmon se RM-ja po lëviz në rrugën e duhur, që për bankën është shenjë e mirë për ta vazhduar dhe në mënyrë shtesë ta intensifikojë bashkëpunimin me Qeverinë e RM-së.

Në këtë fazë, bashkëpunimi fillimisht ka të bëjë me mbështetjen financiare të BERZH-it në lidhje me projektet aktuale në kuadër të Korridorit 8 siç është projekti për autostradën në pjesën Kriva Pallankë deri te kufiri me Republikën e Bullgarisë dhe linja kreditore për rikonstruim dhe rehabilitim të infrastrukturës rrugore në vend në gjatësi të përgjithshme prej 400 kilometrave.

Ky investim vjen pas sinjaleve pozitive për avancimin e Maqedonisë në Strategjinë e BE-së për Ballkanin Perëndimor për zgjerimin e unionit dhe do të fokusohet në definimin e projekteve në fushat e lidhjes, mbështetjes së konkurrencës, mbrojtjes së mjedisit jetësor, në pjesën e efikasitetit energjetik dhe energjive ripërtëritëse, si sfera të vlerësuara pikërisht në rekomandimet e raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë.

Kryeministri Zaev informoi se Qeveria pret nga BERZH-i t’i njohë prioritetet e projketeve nga Korridori 8, siç është lidhja e Republikës së Maqedonisë me linjën hekurudhore në pjesën  Kërçovë-Lin në Republikën e Shqipërisë, me çka praktikisht do të prezantohet lidhja e portit të Durrësit me Stambollin përmes Republikës së Bullgarisë.

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i obliguar për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomikë Koço Angjushev hollësisht i njoftoi përfaqësuesit e BERZH-it me projektet e përpunuara për centralet elektrike me burimet e ripërtëritshme të energjive, siç janë turbina me erë dhe centralet diellore elektrike, gasifikimi dhe infrastruktura transportuese.

Delegacioni i BERZH-it tregoi gatishmëri maksimale që të përfshihet në mbështetjen e këtyre projekteve energjetike, si dhe në mbështetjen e infrastrukturës hekurudhore të Korridorit 8 drejt Shqipërisë për të cilën foli kryeministri Zaev.

Nga BERZH-i informuan se banka së shpejti do ta vazhdojë linjën e volitshme kreditore për mbështetje të konkurrencës së sektorit privat me 30 milionë euro shtesë, me çka mbështetja e përgjithshme e BERZH-it në këtë pjesë të ngritjes së kapaciteteve të kompanive të Maqedonisë për afrim deri te standardet e BE-së për konkurrencë më të madhe në tregun evropian, do të arrijë gjithasej 36 milionë euro.

Kryeministri Zaev shfaqi falënderim edhe për këtë lajm dhe mbështetje dhe propozoi që BERZH-i të përgatisë linjë të re financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për furnizimin e pajisjes bashkëkohore dhe konkurruese me qëllim të efikasitetit dhe konkurrencës më të madhe të prodhimeve të Maqedonisë me ato të BE-së.

Në takim u shpreh kënaqësi e përbashkët nga plani i delegacionit të Qeverisë së RM-së që të takohet me udhëheqësinë më të lartë të BERZH-it në samitin e ardhshëm për Ballkanin Perëndimor, që në Londër e organizon banka për gjashtë vendet e rajonit, në të cilin janë të ftuar edhe njerëzit e parë të 200 kompanive me interes për të investuar në rajon. Në këtë Samit pritet të finalizohen marrëveshjet për mbështetje financiare për projektet e theksuar, thuhet në kumtesën e shërbimit qeveritar për media.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button