Bota

Ambasadori kinez në Uashington:Nxitja e përplasjes Kinë-ShBA, “e rrezikshme”

Nxitja e përplasjes Kinë-ShBA, do të ishte e rrezikshme, tha ambasadori kinez në Uashington, Cui Tiankai.

“Është qartësisht paranojake frika se një Kinë që ndjek rrugën e saj të zhvillimit do të ishte konfrontuese me ShBA-në. Gjithashtu është e rrezikshme nxitja e çdo strategjie për përplasje me Kinën,” tha ambasadori Cui gjatë një veprimtarie me rastin e Festës së Pranverës të martën në ambasadën kineze.

Në veprimtari morën pjesë mbi 700 të ftuar, mes të cilëve Sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross, shefi për çështjet e sigurisë të Azisë Matthew Pottinger, zv.sekretarja e Shtetit në detyrë për Azinë Lindore dhe Paqësorin, Susan Thornton dhe senatorja e West Virginia-s Shelley Moore Capito. (

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button