Home / Bota / “Marrëdhëniet tona me Turqinë janë të vazhdueshme dhe strategjike”

“Marrëdhëniet tona me Turqinë janë të vazhdueshme dhe strategjike”

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson gjatë qëndrimit për një vizitë dy ditore në Turqi,  u takua të premten në Ankara, pra sot,  me homologun e tij turk Mevlüt Çavuşoğlu, ku u diskutua për çështjet kryesore të axhendës së përbashkët të marrëdhënieve Turqi-SHBA, veçanërisht mbështetja që Shtetet e Bashkuara i japin organizatës terroriste PYD/PKK, dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi çështjet ndërkombëtare.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, deklaroi se: “Marrëdhëniet tona me Turqinë janë të vazhdueshme dhe strategjike”. Kurse Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se: “Ramë dakord me SHBA-të për t’i normalizuar marrëdhëniet tona”.

Gjatë vizitës në Ankara, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti mbrëmë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në kompleksin presidencial në kryeqytetin e Turqisë ku zhvilluan një takim me dyer të mbyllura.

Sekretari amerikan i Shtetit ka vizituar Egjiptin, Kuvajtin, Jordaninë dhe Libanin si pjesë e turneut të vizitave në Lindjen e Mesme, që filloi më 11 shkurt. Tillerson vitin e kaluar më 30 mars zhvilloi një vizitë në Ankara dhe më 10 korrik në Stamboll.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.