Home / Rajoni / SOFJE-Reynders: E ardhmja e gjithë Ballkanit Perëndimor është në BE

SOFJE-Reynders: E ardhmja e gjithë Ballkanit Perëndimor është në BE

Ministri i Jashtëm belg, Didier Reynders deklaroi dje se fakti që Ballkani Perëndimor u rikthye në axhendën e Bashkimit Europian ishte ”një ide e shkëlqyer”.

“Jam i sigurtë se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian”, deklaroi Reynders gjatë takimit të djeshëm jozyrtar të ministrave të Jashtëm të Unionit.

”Kjo varet në kapacitetin e të gjitha vendeve anëtare dhe të të gjitha vendeve kandidate jo vetëm për kryerjen e reformave dhe përparimeve në shtetin e së drejtës dhe të respektimit të të drejtave të njeriut, por edhe në pajtimin mes partnerëve të ndryshëm si Serbia dhe Kosova”, theksoi ai duke kërkuar edhe një bashkëpunim më të mirë rajonal.

Reynders vlerësoi faktin që Bullgaria dhe Austria e kishin vënë Ballkanin Perëndimor mes prioriteteve gjatë presidencave respektive të radhës të BE-së.

Leave a Reply

%d bloggers like this: