Home / Kronika / Aksidenti tragjik në Shkodër, humb jetën babai me dy fëmijët e tij

Aksidenti tragjik në Shkodër, humb jetën babai me dy fëmijët e tij

Tre anëtarë të së njëjtes familje dhe katër të plagosur është bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur në orët e mbrëmjes së të dielës në rrugën Shkodër-Velipojë.
Policia njofton se rreth orës 18:00, në afërsi të zonës së plazhit të Velipojës dy automjete, një tip Alfa Romeo, ku udhëtonte 40-vjeçari Edmond Preka me familjen e tij, gruan dhe 3 fëmijët, është përplasur me një makinë fuoristradë.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit Edmond Preka dhe dy fëmijët tij, djali 9 muajsh dhe vajza e tij 10-vjeçare, si dhe është plagosur rëndë bashkëshortja dhe vajza tjetër e çiftit.

Ndërkohë, në mjetin fouristradë udhëtonin dy persona ku edhe ata jane plagosur. Policia raporton se edhe ata të dy kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: