Ekonomia

Forumi i biznesit Shqipëri-Itali, Ahmetaj: Përmbyseni imazhin e Shqipërisë së viteve ’90

Në fjalën e tij, Ahmetaj tha se Shqipëria vendi i mundësive për të gjithë. “Në 20 vite Shqipëria nuk është më ajo e frikës, por është Shqipëria e mundësive për sipërmarrjen italiane. Katër vitet e fundit vendi ka kaluar në një proces të vështirë të reformave. Katër vitet e ardhshme do rritemi me një mesatare deri në 5.5 dhe të arrijmë në 6% të PPB. Performanca e eksporteve, veçanërisht ajo e shërbimeve, është tregues i rëndësishëm sa i takon pozicioni konkurrues të shqiptarëve. Eksportet e veshmbathjeve, këpucëve, janë rritur”, tha Ahmetaj.

Më tej, ai theksoi se sot Shqipëria ofron shumë mundësi për sipërmarrjen italiane. “Prezenca dhe kontributi i Italisë mbeten primare. Shqipëria është vendi me hapin më të madh kulturor drejt Italisë. Shqipëria për Italinë është porta hyrëse në Ballkan, rajon. Ndonëse një ekonomi e vogël, Shqipëria përfaqëson një treg interesant për investimet e huaja”, tha Ahmetaj.

Ndërkohë, ambasadori italian në Tiranë Alberto Cutillo u shpreh se Reforma në Drejtësi do të tërheqë më shumë investues, ndërsa shtoi se Shqipëria mund të bëhet porta hyrëse për të gjithë Ballkanin perëndimor.

“Reforma presim që të tërheq më shumë investues. Shqipëria mund të bëhet porta hyrëse për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria meriton hapjen e negociatave, dhe nëse ndodh Shqipëria do të ketë përpara një sfidë të re për modernizimin e sistemit ekonomik. Ndërmarrjet italiane do të mbështesin ato shqiptare në tregjet evropiane. Shqipëria do të arrijë që të fitojë falë bashkëpunimit me Italinë në të gjithë nivelet”, deklaroi ambasadori.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button