Home / Kronika / Hetimet për Tiranë-Elbasan, Haxhinasto paraqitet te Krimet e Rënda

Hetimet për Tiranë-Elbasan, Haxhinasto paraqitet te Krimet e Rënda

Dosja e rrugëve për të cilat deri tani janë arrestuar në dy çështje të ndryshme Dashamir Xhika, Andi Toma dhe 11 persona të tjerë, mund të prekë edhe Edmond Haxhinaston, deputet i LSI-së dhe ish-ministër i Transporteve.

Hetimet nisën pasi Damian Gjiknuri bëri kallëzimin në prokurori në dhjetor të vitit të kaluar, çka lë të kuptohet se kjo dosje ka nisur të aktivizohet pas prishjes se koalicionit PS-LSI.

Ish-ministri i transporteve Edmond Haxhinasto, aktualisht deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është nën verifikim nga prokuroria e Krimeve të Rënda në dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

Më herët ish-ministri është shprehur i gatshëm për t’u verifikuar, duke theksuar se ai ka bërë drejtimin politik të institucionit dhe se nëse kjo do të degjenerojë ne goditje politike ai do t’i përgjigjet politikisht shumë rreptë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: