Home / Rajoni / Kotzias i dorëzon projektmarrëveshjen për emrin homologut maqedonas

Kotzias i dorëzon projektmarrëveshjen për emrin homologut maqedonas

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shkup, njoftoi televizioni grek ”Alfa”, që shtoi se java e ardhshme do të jetë vendimtare për negociatat mes dy vendeve për çështjen e emrit, ndërkohë që Kotzias pritet t’i dorëzojë homologut të tij maqedonas projektmarrëveshjen e rastit, të përgatitur nga pala greke.

“Pritet që Kotzias ta vizitojë Shkupin në ditët në vazhdim me fluturimin e parë në aeroportin që do të ketë tani emrin e ri ‘Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, njoftoi televizioni ”Alfa”.

Sipas këtij televizioni, në projektmarrëveshje, përveç emrit, do të përfshihen dhe ndryshimet në Kushtetutë, që Athina i kërkon Shkupit për “heqjen e pozitave irredentiste”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: