Politika

Le Maire: Eurozona shumë pranë zgjidhjes përfundimtare të borxhit grek

Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire njoftoi para se të fillonte takimi i Eurogrupit në Bruksel, se ka lajme të mira për Greqinë duke u shprehur se Eurozona është shumë pranë një zgjidhje përfundimtare të borxhit grek.

Bisedimet e sotme do të fokusohen në disbursimin e këstit të radhës së kredive për Greqinë dhe ministrat e financave do të analizojnë veprimet prioritare të përfunduara nga qeveria greke në muajt e kaluar.

“Duhet të bëjmë çdo përpjekie në muajt në vijim… për të arritur këtë marrëveshje përfundimtare”, tha ai.

Le Maire theksoi se “ka ende disa veprime prioritare që qeveria greke pritet të përmbushë sa më shpejtë”.

Ministri francez shtoi gjithashtu se “nevojitet një marrëveshje mes Greqis dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbi madhësinë e tepricave primare”.

Por duke u bazuar në takimi që Le Maire zhvilloi javën e kaluar me shefen e FMN-së, Christine Lagarde ai njoftoi se “gjërat janë në rrugën e duhur dhe ka një mirëkuptim mes FMN-së dhe Greqisë për të arritur një marrëveshje”.

“Të gjitha këto do të mundësojnë që të lëmë mbrapa borxhin e Greqisë dhe të fokusohemi në atë që është më e rëndësishme, forcimi i Eurozonës”, theksoi Le Maire.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button