Home / Kosova / “The Economist”: Pse shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi është i rrezikshëm

“The Economist”: Pse shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi është i rrezikshëm

Kosova festoi një dekadë e pavarur. Shqiptarët, që përbëjnë shumicën e popullsisë festuan, serbët që jetojnë në enklava, jo.
Me këto fjalë e nis “The Economist” artikullin, ku në vëmendje janë zërat e shtuar në Beograd për një ndarje të shtetit më të ri të Europës, apo shkëmbim territoresh me të.

Prestigjozja britanike kujton deklaratat e muajve të fundit të bëra nga politikanë të zëshëm serbë, që kanë propozuar hedhjen në tryezën e diskutimit të idesë për shkëmbime territoresh me shqiptarët.

“Serbët kërkojnë të shkëmbejnë zonat e banuara me shqiptarë brenda Serbisë me pjesën veriore të Kosovës. Mbështetësit e kësaj teorie thonë se shtetet multietnike nuk funksionojnë në Ballkan”, vijon artikulli.

Por çfarë ndodh më tutje? “The Economist” thotë se kjo do të pasonte një efekt zinxhir në Bosnje, Maqedoni e Mal të Zi.

“Brenda vetë Serbisë nacionalistët boshnjakë në krahinën e Sanxhakut do të kërkonin bashkimin me Bosnjen, ndërsa shqiptarët në Perëndim të Maqedonisë dhe në Mal të Zi do të kërkonin bashkimin me Shqipërinë”, shtohet më tej.

Aq larg mund të shkojë kjo, shkruan “The Economist”, sa një konflikt i ngjashëm mund të përfshinte edhe dy vende anëtare të BE-së.

“Nacionalistët hungarezë nuk e kanë harruar ende humbjen e Transilvanisë në Rumani, ndërsa vetë nacionalistët rumunë do të kërkonin rivijëzim të kufijve për të përfshirë në Rumaninë e madhe edhe Moldavinë. Ky është Ballkani dhe “ballkanizimi! Në ditët e sotme, politika e duhur duhet të jetë zhdukja e kufijve, sesa rishikimi i tyre”, mbyllet artikulli i gazetës britanike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: