Politika

Presidenti i Përbashkët Shqipëri-Kosovë? Komisioni Europian kundër Edi Ramës

Një ditë pas deklaratës së Edi Ramës për një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë, ka reaguar Komisioni Europian.

“Kundër deklaratave që mund të interpretohen si ndërhyrje. Deklarata e Ramës nuk ndihmon për një fqinjësi të mirë. Nxisim vendet që të punojnë për përmbushjen e reformave” tha thënë zëdhënësja e Komisionit Europian Catherine Ray.

Propozimi i Edi Ramës u bë në takimin e politikanëve shqiptarë në Kuvendin e Kosovës me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë dhe nuk gjeti mbështetje as nga shumë zëra të opinionit public të Kosovës.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë” ishte formulimi i deklaratës së kryeministrit shqiptar në parlamentin e Kosovës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button