Kosova

Lajmi i fundit: Thaçi mbledh ambasadorët e QUINT-it, temë Demarkacioni

 

​Derisa janë caktuar dy mbledhje të Qeverisë për të gjetur një zgjidhje për Marrëveshjen e Demarkacionit, rehat nuk është duke qëndruar as Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas burimeve të Gazetës Express, Presidenti i Kosovës është duke mbajtur një takim me ambasadorët e QUINT-it, për Marrëveshjen e Demarkacionit.

“Presidenti i Kosovës është duke mbajtur takim me ambasadorët e QUINT-it për Marrëveshjen e Demarkacionit, pasi që kjo Marrëveshje ende nuk i ka siguruar numrat”, ka thënë për Express, burimi i mirinformuar nga Presidenca.

Kujtojmë se koalicioni qeverisës nuk i ka votat e nevojshme në Kuvend për ta kaluar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht se ajo është nënshkruar ditë më parë mes dy presidentëve, atij të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi Filip Vujanoviq.

Seanca për votimin e Demarkacionit ishte planifikuar të mbahet sot në orën 14:00, por është shtyrë në afat të caktuar pasi koalicioni nuk i ka votat e nevojshme, pavarësisht mbështetjes nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Lista Serbe nuk ka garantuar se do ta votojë Demarkacionin, duke i kushtëzuar votat e tyre me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ndërsa, lëvizja “Vetëvendosje” e ka bërë të qartë se nuk do ta votojë Demarkacionin me Malin e Zi. Kështu koalicioni qeverisës pa votat e Listës Serbe dhe të “Vetëvendosjes” besohet se nuk i ka më shumë se 77 vota për Demarkacionin, ndonëse për një marrëveshje të tillë ndërkombëtare duhen së paku 80 vota të deputetëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button