Kosova

Demarkacioni, Qeveria i dërgon Kuvendit për ratifikim marrëveshjen për vijën kufitare me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës i dërgon sot Kuvendit për ratifikim marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, të cilës i është bashkangjitur edhe deklarata e dy presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanovic.

“Seanca do të thirret nesër ose pasnesër”, tha Haradinaj pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, duke nënvizuar se nuk ka më shumë kohë.

Ai tha se tashmë ka argumente të qëndrueshme për deputetët që ta votojnë, pasi marrëveshja parasheh rishikimin dhe korrektimin.

Haradinaj tha se në mbledhjen e qeverisë kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarët nga Lista Serbe dhe sipas tij, ata mund të votojnë për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button