Kosova

Delawie gjen mënyrën për t’ia kërkuar votën për Demarkacionin Listës Srpska

 

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, thotë se ratifikimi i Demarkacionit do të ishte pozitiv për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë prandaj duhet ta votojnë të gjithë deputetët e Kosovës, përfshirë edhe ata serbë. Kjo është edhe një formë të cilën ambasadori Delawie ka zgjedhur që t’i bind Listën Srpska ta votojnë demarkacionin

Greg Delawie tregon rëndësinë që ka ratifikimi i Demarkacionit për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh se cilit komunitet i takojnë.

“Kalimi i Marrëveshjes së Demarkacionit është është esenciale për t’ua siguruar lëvizjëne lirë qytetarëve të Kosovës nga të gjitha komunitetet. Të gjithë mund të pajtohen për këtë dhe shpresoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të votojnë pro”, ka shkruar Delaëie në Twitter.

Deklarata e Delawies vjen pasi mediat raportuan se Lista Srpska ka kusht që fillimisht të krijohet bashkësia e komunave serbe, e më pas të vije në rend dite Demarkacioni.

Deputeti i Listës Srpska, Slavko Simiq ka thënë se Demarkacioni është çështje që ndikon pozitivisht vetëm te shqiptarët, e Delawie dëshiron t’i sigurojë të gjithë se vota pro demarkacionit është i rëndësishëm për të gjithë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button