Politika

Shkrihet PS-ja e Kukësit. Kryesia në Tiranë: Rizgjedhje nga e para

Kryesia e Partisë Socialiste vendosi të shkrijë strukturat e saj në Kukës dhe t’i rizgjedhë ato nga e para.
Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, numri dy i PS-së, Taulant Balla tha se ky ristrukturim i degës së Kukësit do të nisë me zgjedhjen e një Asambleje të re për t’u pasuar më pas me zgjedhjen e kryetarit të degës.

Ky vendim vjen pas konflikteve të ditëve të fundit në PS-në e Kukësit, ku një pjesë e strukturave nuk pranon vendimin e qendrës për të caktuar Safet Gjicin, si përgjegjës politik në degën bashkiake të Kukësit.

Ata kërkojnë rikthimin e Mimi Kodhelit, të cilën PS-ja e caktoi si përgjegjëse politike në Has. Sipas këtij grupimi, Safet Gjici nuk përfaqëson interesat e socialistëve kuksianë.

Përballë këtij kontestimi, PS-ja në qendër vendosi të zgjidhë problemin duke shkrirë dhe ristrukturuar degën e saj në Kukës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button