Home / Politika / Shtypi grek kritikon Metën për qëndrimin, por bën kujdes të mos e sulmojë

Shtypi grek kritikon Metën për qëndrimin, por bën kujdes të mos e sulmojë

“Presidenti shqiptar vë pengesa në negociimin mes Greqisë dhe Shqipërisë për marrëveshjen e përcaktimit të vijës detare mes dy vendeve”, shkruan “Proto Thema”.

Duke iu referuar medieve shqiptare, “Proto Thema” shkruan se Presidenti Meta refuzoi kërkesën e minstrit të Jashtëm për të hyrë në fazën finale të negociatave, pasi vlerësoi se kërkesa është e paqartë.

“Presidenti shqiptar iu vë flakën marrëdhënieve shqiptaro-greke”, shkruan “Enikos.gr” dhe “To Pondiki”.

Lajmi është publikuar pothuajse në të gjitha portalet e vendit, ku me një gjuhë kritike, mediet greke bëjnë kujdes që të kursejnë sulmet e drejtpërdrejta ndaj Presidentit Meta.

Kjo pasi, siç shkruajnë mediet, Meta është i pranueshëm nga të gjithë në Greqi, për shkak të toneve të tij të ulëta dhe bashkuese gjatë krizave të viteve të fundit në marrëdhëniet dypalëshe.

Mediet në Athinë shkruajnë se qëndrimi i Metës është në kuadër të luftës së brendshme të politikës në Tiranë dhe jo kundër një marrëveshjeje mes dy vendeve, të cilën Presidenti shqiptar e dëshiron më shumë se pothuajse kushdo në Tiranë.

One comment

  1. Cfare pritet per Ilir Meta Pse nuk arrestohet

Leave a Reply

Your email address will not be published.