Kronika

Pas 4 ditësh në koma, humb jetën edhe Noemi!

Tragjedia që krijoi aksidenti i të dielës në aksin Velipojë Shkodër ka marrë një tjetër jetë, atë të vajzës së fundit të familjes Preka… 10 vjeçarja Noemi ka marrë frymë për herë të fundit.

Pas 4 ditësh të qëndrimit në koma, Noemi Preka ka vdekur, duke u bërë kështu viktima e katërt e aksidentit të mbrëmjes së ditës së dielë, së bashku me babain e saj Edmond Preka, motrën 5 vjeçare dhe vëllain… vetëm 8 muajsh.

Noemi jetonte prej thuajse 4 ditësh falë aparaturave, por kjo e mërkurë ka qenë dhe dita e fundit për rrahjet e zemrës së vogëlushes, e cila largohet tragjikisht nga kjo botë.

Pak minuta më parë ishte halla e saj, e cila përmes një postimi në rrjetin social do t’i kërkonte kujtdo që të lutej për të, por fatkeqësisht, tashmë lutjet do të kryhen që ajo të prehet në paqe.

Tashmë e vetmja që ka mbetur gjallë nga familja Preka është gruaja e Edmondit, nëna e fëmijëve që fatkeqësisht nuk janë më./Gazeta Express

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button