Kronika

Ardi Veliu në Janinë, takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Greke, Gjeneral Kostantinos Tsouvalas

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ardi Veliu zhvilloi një takim kortezie dhe njohje në Janinë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Greke Gjeneral Kostantinos Tsouvalas.

Gjatë takimit të zhvilluar, midis dy krerëve të policive, takim i cili erdhi pas ftesës së bërë nga Drejtori Tsouvalas, u konfirmua niveli i shkëlqyer i bashkëpunimit të policive të dy vendeve.

Sipas njoftimit për shtyp të policisë greke, të dy krerët e policisë diskutuan çështje me interes të përbashkët. Burime brenda takimit se tema kryesore e bisedimeve ishte bashkëpunimi ndërkufitar, si dhe operacionet e përbashkëta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Palët ranë dakord për intensifikimin e marrëdhënieve dhe shtimin e bashkëpunimit mes dy policive.

Në takim u diskutuan çështje që i përkasin bashkëpunimit të deritanishëm dhe forcimit të bashkëpunimit të mëtejshëm për çështje me interes të përbashkët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button