Parlamentare

Beqaj: Investimet në shëndetësi kalojnë për këtë vit 21 milionë dollarë

3001-Ministri-i-Shendetesise-Ilir-Beqaj-gjate-seances-plenare-ne-kuvend-Foto-Albert-Myftaraj-ARKIVE-476x350Investimet në shëndetësi kalojnë për këtë vit 21 milionë dollarë, deklaroi sot në Kuvend, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë diskutimeve për aktin normativ të rishikimit të buxhetit të vitit 2014.
Ministri Beqaj në fjalën e tij theksoi se ” në shëndetësi ky buxhet sjell investime të reja themelore e të rëndësishme për të plotësuar mungesa të kahershme.
Ka investime të rëndësishme për të fuqizuar kapacitetet tona të urgjencës shëndetësore. Ngritja e shërbimit kombëtar të urgjencës mjekësore është një angazhim i programit të qeverisë sonë”.
“Me këtë buxhet kemi fonde për të blerë një helikopter të ri kërkimi dhe shpëtimi shëndetësor, të blejmë 20 autoambulanca, jemi njohur me faktin që qeveria e ka sjellë tashmë në Kuvend për miratim ligjin për shërbimin kombëtar të urgjencës mjekësore”, nënvizoi Beqaj.
Duke përmendur investimet në shëndetësi, Beqaj tha se “kemi investime për dy pajisje të rëndësishme dy alogramë. Në program kemi thënë që dy janë grupsëmundjet kryesore, sëmundjet tumorale dhe kardiovaskulare, ndaj do blejmë dy alogramë, ku një do të përdoret për të zevendësuar ate që është në QSUT dhe tjetri do të dërgohet në spitalin rajonal të Shkodrës, sepse duhet që këtë shërbim ta nxjerrim nga Tirana me qëllim që të jemi më pranë qytetarëve”.
Me këtë buxhet, shtoi Beqaj, ne mbyllim të gjitha projektet e kantiereve të shëndetësisë që janë të hapura dhe mbyllim kontratën në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, madje mbyllet financimi për spitalin Psikiatrik në Vlorë dhe kemi para ende për bunkerin e pare dhe të dytë.
“Në këtë buxhet fuqizojmë kapacitetet tona në spitale, ndërkohë që është lëvruar një fond për një skaner në Spitalin e Traumës”, nënvizoi Beqaj, duke shtuar se brenda muajt tetor, në kuadër të muajt kundër luftës së kancerit të gjirit, vijnë dy mamograma të reja.
“Po blejmë pajisje për spitalin e Traumës dhe “Shefqet Ndroqi”, por edhe dy inkubatorë për dy maternitetet e kryeqytetit. Rivumë në lëvizje një kredi për të pajisur në mënyrë të plotë Spitalin Ushtarak, i cili e ka fillin në vitin 2006″, theksoi Beqaj.
Sipas tij, deri më sot nga 40 milionë borxhe në shëndetësi janë shlyer 60 për qind e tyre. Ministri Beqaj tha se në QSUT kemi ekzaminime klinike 14 për qind më shumë, ndërsa kemi 15 për qind më shumë furnizime me barna në QSUT.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button