Home / roze / Dua Lipa shpallet artistja më e mirë në Britani

Dua Lipa shpallet artistja më e mirë në Britani

Këngëtarja kosovare, Dua Lipa është zgjedhur solo artistja më e mirë në ceremoninë Brit Awards 2018 në Londër.

Në kategorinë “solo artistja më e mirë britanike”, Dua Lipa fitoi çmimin e saj të parë ndonjëherë, në përballje me fituesen e vitit 2015 Paloma Faith, Jessie Ware, Kate Tempest dhe Laura Marling.

Ndërkohë që ajo është nominuar gjithashtu edhe për Albumin Britanik të Vitit, Kënga më e mirë e Vitit, Videoja Britanike e Vitit dhe Debutimi më i mirë Britanik.

Në kategorinë e albumit më të mirë ajo garon edhe krahas Ed Sheeran.

Leave a Reply

Your email address will not be published.