Rajoni

Qytetarët malazezë në kufi me Kosovën protestojnë kundër marrëveshjes Thaçi -Vujanoviq

 

Banorë të fshatit Velikë, në afërsi të kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës kanë protestuar pasi thonë se nuk do të lejojnë zhvendosjen e kufijve as për një metër në dëm të Malit të Zi.

Arsyeja për tubimin protestues është ankes – marrëveshja për demarkacionin e kufirit mes Kosovës e Malit të Zi.

Banorëve të iu bashkuan përfaqësues edhe nga vendbanimet Murinë e Brezovicë dhe fshatrat Shekullar e Kalludra, dërguan mesazh se nuk do të lejojnë zhvendosjen e kufirit as për një metër në dëm të këtyre zonave , si dhe të Malit të Zi.

Qytetarët atje kërkuan nga autoritetet shtetërore që ta shpjegojnë në hollësi aneks-marrëveshjen të cilën, siç shprehen ata, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, e nënshkroi “thuaja në fshehtësi”.

Kryetarët e bashkësive lokale të Murinës e të Velikës, Branisllav Otasheviq dhe Marinko Boshkoviq dje kanë deklaruar se nuk do të pranojnë të lëshojnë qoftë edhe një inç të territorit të tyre, duke aluduar në Çakorr, raportojnë mediat malazeze, transmeton lajmi.net.
Ata argumentuar do të lejojnë të bëhet pazar me atdheun e tyre dhe se çështja e kufirit ishte gjithashtu cështje e mbijetesës së tyre në ato hapësira.

Më 16 shkurt, presidentët i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, dhe i Kosovës, Hashim Thaçi,  nënshkruan në Podgoricë deklaratën e përbashkët me të cilën i bën thirrje Parlamentit të Kosovës që të ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button