Home / Kosova / Shtyhet seanca për nesër ne ora 10:00, sot s’pati as vota as marrëveshje

Shtyhet seanca për nesër ne ora 10:00, sot s’pati as vota as marrëveshje

 

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka njoftuar për shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme për nesër në orën 10:00.

Pas një takimi me të përfaqësues të të gjitha partive, Kadri Veseli ka njoftuar se është vendosur që seanca e jashtëzakonshme, që ishte paraparë të ndodhte sot, është shtyrë për nesër në orën 10.

Ky vendim erdhi në mungesë të konsensusit politik, që nuk siguronin ratifikimin e demarkacionit sot.

LDK pasi ishte deklaruar se e voton demarkacionin, kjo parti sot pati kusht që të mos përfshihet edhe raporti Bulliqit në votim. Nga ana tjetër deputeti i AAK’së, Rasim Selmanaj tha sot se ai voton kundër, nëse nuk përfshihet raporti i Bulliqit.

Vetëvendosje nuk u lëkund nga vota kundër, ndërsa edhe Lista Srpska sot njoftoi zyrtarisht se nuk voton pro demarkacionit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: