Home / Kosova / Ky është propozimi i LDK’së për ta ratifikuar nesër demarkacionin

Ky është propozimi i LDK’së për ta ratifikuar nesër demarkacionin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar gjatë mbrëmjes një komunikatë për media, duke thënë se i ka ofruar zgjidhje koalicionit qeverisës për Demarkacionin. Gazeta Express ka mësuar, nga burimet e saj të përfshira në diskutime, se çfarë ka propozuar saktësisht partia e Isa Mustafës.

Sipas këtyre burimeve, LDK është pajtuar që të mbetet pika kontestuese në nenin 3 të Projektligjit për Demarkacionin.

Por, partia opozitare ka kërkuar që raporti për demarkacionin e kufirit, i përpiluar nga komisioni shtetëror, që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi, të kategorizohet vetëm si dokument me qëllim informues.

LDK ka kërkuar që kjo të bëhet në mënyrë që ky raport të mos prodhojë asnjë efekt juridik.

Gazeta Express ka raportuar më herët se partitë politike të vendit kanë dështuar në mbrëmjen e së enjtes që të arrijnë një marrëveshje, e cila do t’i hapte rrugë ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, në Kuvendin e Kosovës.

Sipas burimeve të përfshira në diskutime, palët do të përpiqen që të arrijnë një marrëveshje gjatë ditës së nesërme.

Mësohet se një përplasje mes LDK’së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po e pengon arritjen e marrëveshjes shumëpartiake për Demarkacionin.

Burimet bëjnë të ditur se dy partitë nuk po bien dakord për kategorizimin e raportit për demarkacionin e kufirit, të përpiluar nga komisioni “Bulliqi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.