Home / Kronika / Dosja për aksin Tiranë-Elbasan, dëshmon në Prokurori drejtori i ARRSH

Dosja për aksin Tiranë-Elbasan, dëshmon në Prokurori drejtori i ARRSH

Më herët kanë dëshmuar edhe 3 audituesit që konstatuan shkeljet që u denoncuan nga ministri Gjiknuri.

Ndërkohë, në pyetje në lidhje mbi këtë hetim janë marrë edhe dy ish-ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Sokol Dervishaj dhe Edmond Haxhinasto. Ndërsa në arrest me burg janë lënë dy ish-zyrtarët, Dashamir Xhika dhe Andi Toma.

Në listën e Prokurorisë pritet të pyetet edhe ministri Damian Gjiknuri, që dorëzoi pas një auditi ku evidentoheshin shkeljet dorëzoi një kallëzim ndaj ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor.

Prokuroria thotë se shtetit i është shkaktuar një dëm financiar në amendimet e kontratës, ndryshime që nisin nga shtyrja e afatit të punimeve, deri në reagimin me dy vjet vonesë në këtë aks, pavarësisht se aty kishte rrëshqitje dheu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.