Rajoni

Cipras: Greqia e gatshme për dialog, por Turqia t’u japë fund provokimeve

Në takimin jozyrtar që BE zhvilloi dje në Bruksel, kryeministri grek, Aleksis Cipras, foli mes të tjerash edhe për marrëdhëniet me Turqinë.

”Së bashku me presidentin qipriot, Nikos Anastasiadhes njoftuam partnerët evropianë për veprimet provokuese të Turqisë në Egje’, përfshirë incidentin e papranueshëm dhe të rrezikshëm në ishullin Imia si edhe sjelljen transgresive nga ajri dhe deti gjatë vitit të kaluar”, deklaroi Cipras.

”BE duhet t’i dërgojë një mesazh të qartë Turqisë se marrëdhëniet mes unionit dhe Ankarasë nuk mund të ecin përpara kur shkelen të drejtat sovranë të vendeve anëtare”, theksoi ai.

”Turqia dhe Greqia mund të bashkëpunojnë në sektorë të ndryshëm në të ardhmen nëse ky vend respekton ligjin ndërkombëtar në Egje’ dhe në Mesdheun Lindor”, shtoi Cipras.

“Politika e provokimeve nuk të çon askund dhe dëmton vetë Turqinë”, tha kryeministri grek, Aleksis Cipras.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button