Sporti

Mbyllja e Lojrave Olimpike Dimërore, protesta në Korenë e Jugut

Në kufirin e Koresë së Jugut, u prit me protesta delegacioni i Koresë së veriut, i cili mori pjesë në në ceremoninë e mbylljes së lojërave dimoërore Pjonceng 2018. Kjo për shkak se në krye të delegacionit ishte një gjeneral i cili fajësohet se në vitin 2010 ka gjuajtu me silur një anije luftarake koreano jugore, duke shkaktuar vdekjen e 46 marinarëve. Peniani ka mohuar çdo përfshirje. Familjet e viktimave dhe deputetët konservatorë të Koresë së Jugut protestuan në kufi, duke u përpjekur të pengonin që gjeneral Kim Jong-Chol të kalonte në territorin koreano-jugor.  Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike dimërore, Veriu dhe Jugu marshuan nën një flamur, cka u pasua me ngritjen e një ekipi të bashkaur femrash të hokejit në akull. Megjithatë, ekspertët kanë apralajmëruar se zhvillimet e fundit nuk i japin fund tensioneve rajonale, vecanërisht pas testeve bërthamore dhe raketore të ndërmarra vitin e fundit nga Veriu, Delegacioni amierkan në Lojërat Olimpike, pjesë e të cilit është edhe e bija e presidentit amerikan, Ivanka, ka ëprjashtuar cdo mundësi takimi me zyrtarët e koresë së veriut. Të premten, Uashingtoni njoftoi një sërë sanksionesh të reja ndaj Veriut, i cili reagoi këtë të dielë. Një deklaratë e miniostrisë së jashtme të vendit komunist vlerësoi mënyrën se si dy Koretë bashkëpunuan gjatë lojërave OLIMPIKe, por theksoi se SHBA-të kishin sjellë kërcënimin për luftë në gadishullin koreann me sanksionet e fundit. Gadishulli Korean ka qenë i ndarë që nga lufta e viteve 1950-1953 dhe dy palët nuk kanë nënshkruar kurrë ndonjë traktat paqeje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button