Home / Kronika / Vrasja e biznesmenit, arrestohen autorët. Shkak, borxhi i pashlyer

Vrasja e biznesmenit, arrestohen autorët. Shkak, borxhi i pashlyer

“Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur, ku u vra me armë zjarri shtetasi Memli Begalla, janë shtetasit Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë dhe Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë”, bëri të ditur drejtori i policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj.

Nga veprimet e dokumentuara, rezulton se Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e Memli Begalla. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë.

Grupi i punës vijon me intensitet veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.

Leave a Reply

Your email address will not be published.