Home / Kronika / Xhafaj pret prokurorin e antimafias italiane: Hetime të përbashkëta kundër krimit të organizuar

Xhafaj pret prokurorin e antimafias italiane: Hetime të përbashkëta kundër krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me prokurorin e antimafias dhe antiterrorizmit të Italisë.

Xhafaj thotë përmes rrjeteve sociale se me prokurorin Federico Cafiero De Raho diskutoi çështje konkrete me shumë interes lidhur me bashkëpunimin dypalësh në luftë kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, të sofistikuar e te fortë ekonomikisht, për goditjen e lidhjeve të tij korruptive dhe aseteve kriminale.

“Shkëmbim informacioni më të shpejtë, analiza dhe hetime të përbashkëta me skuadra mobile si dhe trajnime me Policinë shqiptare”, thotë ministri i Brendshëm.

Prokurori italian ndodhet në vendin tonë që prej ditës së dielë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.