Home / Arte / ”Touch me not” fiton ”Ariun e artë” në Berlinale

”Touch me not” fiton ”Ariun e artë” në Berlinale

Filmi “Mos më prek” (”Touch me not”) i rumunes Adine Pintilie fitoi çmimin “Ariu i artë” si filmi më i mirë në festivalin e 68-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, quajtur ndryshe Berlinale.

“Ariun e argjendtë” për regjinë më të mirë e mori Wes Anderson për filmin e animuar “Isle of Dogs”.

Aktori më i mirë u shpall francezi Anthony Bayonne për rolin e tij në “La priere”, ndërsa aktorja më e mirë u shpall paraguajania Ana Brun, për rolin në filimin “Las Herederas”.

Në garë morën pjesë 24 filma, nga të cilët 19 garuan për çmimin kryesorë “Ariu i artë”.

Festivali Ndërkombëtar i filmit në Berlin është një nga festivalet më prestigjioze të filmit në Europë dhe në botë.

Për herë të parë ai u zhvillua në vitin 1951.

Më poshtë vijon lista e fituesve:

Filmi më i mirë: Adina Pintilie – ”Touch me not” (Rumani)

Çmimi i Madh i Jurisë: Malgorzata Szumowska – ”Twarz” (Poloni)

Regjia më e mirë: Wes Anderson – ”Isle of Dogs” (SHBA)

Aktorja më e mirë: Ana Brun – “Las Herederas” (Paraguaj)

Aktori më i mirë: Anthony Bayon – ”La Priere” (Francë)

Skenari më i mirë: Alonso Ruizpalacios – ”Muze” (Meksikë)

Çmimi ”Alfred Bauer”: Marcelo Martinessi – ”Las herederas” (Paraguaj)

Filmi më i mirë i parë: Adina Pintilie – ”Touch me not” (Rumani)

Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër (Ariu i artë): Ines Moldavsky – ”The Men Behind The Wall” (Izrael).

Leave a Reply

%d bloggers like this: