Home / Ekonomia / Turistët e huaj drejt Thethit përmes Malit të Shoshit duke çarë borën

Turistët e huaj drejt Thethit përmes Malit të Shoshit duke çarë borën

Vizitorë të huaj të ardhur nga Çekia dhe Polonia nuk kanë munguar edhe këtë fundjavë të ngjiten në lartësitë e Thethit.

Kjo luginë e rrethuar mes Alpeve bënë kurioz aventurierët edhe këto ditë bore ku çdo gjë rreth saj zbardhon.

Por udhëtimi drejt Thethit mbetet problematik sepse trashësia e dëborës është e madhe.

Por,”gjërat e bukura janë ato më të vështirat” kjo shprehje i bie përshtat më së miri Thethit këto ditë.

Nga rangersat e AdZM-së Shkodër, vijnë njoftime se dje, janë nisur për në Theth visitor aventurier të dëborës, që me makina të posaçme kanë arritur ta çajnë borën dhe të mbërrijnë në destinacion.

E ndërsa rruga mbetet e bllokuar dhe zona e izoluar për më shumë se gjysmën e vitit, njerëz të apasionuar pas natyrës e zgjedhin herë pas herë ketë bukuri të rrallë të Alpeve tona.

Reshjet e borës vetëm sa ja kanë shtuar adrenalinën vizitës së tyre në këtë aventurë.

Rruga për në Theth përshkon gjithë Dukagjinin, Prekal, Kirë, Shosh, Shalë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: